LAJMI I FUNDIT:

May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke

May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke

Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti amerikan Donald Trump nuk kanë plane aktuale për të diskutuar marrëdhëniet e ndërsjella, tha zëdhënësi i May pasi Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA një “budalla pompoz.”

Trump ka ofenduar diplomatin Kim Darroch, pasi ky i fundit e kishte quajtur administratën amerikane si të paaftë. Presidenti amerikan tha se Darroch ishte “imponuar në SHBA”.


“Ambasadori i çuditshëm nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA nuk është dikush me të cilin ne jemi të kënaqur – njeri shumë budalla,” shkroi ai në Twitter.

Zëdhënësi i kryeministres britanike tha sot se Darroch do të vazhdojë të mbetet në detyrë dhe se ka mbështetjen e plotë të Theresa May. /kp/Telegrafi/