LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Chabert: Miqësia juaj është vlerë për neve

Ministrja Hoxha priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Chabert: Miqësia juaj është vlerë për neve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e falënderoi për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues.

Në një njoftim për media thuhet se ministrja Hoxha, vuri në dukje se ambasadori Chabert por edhe diplomacia franceze, ka dëshmuar përkrahjen e proceseve të cilat po i kalon Kosova, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Ne kemi pasur mbështetje të plotë nga Ju z. Ambasador Chabert, për proceset të cilat po i kalon Kosova, në veçanti përkrahjen për liberalizimin e vizave. Koha dhe aktualiteti politik është i tillë që kemi pritur më shumë në këtë drejtim nga Franca, megjithatë, faktorët e brendshëm dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, presim të rikthehet në fokus lëvizja e lirë dhe largimi i çdo dyshimi për rrugën tonë integruese”, potencoi Ministrja Hoxha.


Ambasadori Chabert, vlerësoi bashkëpunimin dhe institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Integrimit, duke ditur dhe njohur prioritetet e Kosovës për integrimin brenda vlerave evropiane.

Po ashtu,  Chabert e falënderoi ministren Hoxha duke rikonfirmuar përkrahjen e tij, si një mik i dëshmuar i Kosovës, përkrahës i fuqishëm për integrimin sa më të shpejt të Kosovës me vlerat integruese euro-atlantike.

Ministrja potencoi se ambasadori Chabert ka ndërtuar një miqësi dhe besim në mes të dyja vendeve, duke e quajtur këtë miqësi si vlerë për vendin, miqësi e cila do të bëhet edhe më e madhe në të ardhmen, duke qenë rrugë dhe synim i përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori