Banorët e lagjes “Mati 1” protestuan sot në shenjë revolte ndaj Komunës së Prishtinës, e cila tash e sa vjet po neglizhon kërkesat e tyre.
Ata me këtë rast dolën edhe me kërkesat e tyre, ndërsa paralajmëruan se protestat e ardhshme do të mbahen edhe para vetë objektit të Komunës së Prishtinës.
Protestuesit me parullat “Edhe ne kemi votuar në Prishtinë”, “Buxheti preje neve, investimet ku janë”, “Pluhuri vret”, “Zotohu për zotimet” dhe shumë të tjera, për gjysmë ore protestuan ndaj neglizhencës së Komunës së Prishtinës, e cila ka anashkaluar problemet e përditshmërisë me të cilat ata përballen.
Organizatori i protestës Dren Shahini ka specifikuar kërkesat urgjente të banorëve të kësaj lagje, siç janë ndriçimi i rrugës, lirimi i trotuareve për lëvizje, largimi i telave të rrymës që rrezikojnë jetën e banorëve, mbylljen e përroit dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompanitë përgjegjëse.
“Përditshmëria jonë është shumë e rëndë. Një rrugë e dëmtuar, e rishtresuar me dy centimetra asfalt, e cila pas dy muajve dëmtohet dhe groposet vetëm nga shiu dhe era. Një pluhur, i cili gjatë verës na i mbyt mushkëritë tona dhe të familjeve tona, dhe një baltë, e cila gjatë dimrit dëmton veturat tona dhe gjithashtu rrezikon edhe më shumë. Mungesa e ndriçimit shkakton pasiguri si te të moshuarit, ashtu edhe te fëmijët. Mungesa e lirisë së lëvizjes për shkak të një cope trotuari, i cili bllokohet nga furnizuesit e lokaleve dhe nga qytetarët që parkojnë veturat aty”, tha Shahini.
Ai theksoi se tash e sa vite banorët e kësaj lagje kanë kërkuar ndërmarrjen e masave nga ana e komunës së Prishtinës, lidhur me zgjidhjen e këtyre problemeve me të cilat ata përballen, por ato kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Protesta ka për qëllim sensibilizimin e organeve komunale së pari me një debat ku do të dëgjohen kërkesat tona. Prej vitit 2016, as vetë kryetari që e kemi zgjedhur ne, nuk ka ardhur për të dëgjuar hallet që kemi ne. Jemi pothuajse lagjja më e banueshme në Prishtinë. Taksat dhe tatimet që vilen prej lagjes sonë, asnjë cent nuk na kthehet si shpërblim në buxhetin komunal. Nuk duhet harruar që kryetari gjatë mandatit, gjatë fushatave elektorale është zgjedhur duke premtuar se është ndërtuar mbi-toka dhe ne do na ndërtojmë edhe nëntokën. Kanalizimi dhe rrjeti u ujësjellësit ka mbetur po i njëjti i 120 shtëpive. Tash imagjinoni, jemi dhjetë mijë familje dhe në shiun më të pakët tërë kanalizimi del në sipërfaqe”, tha ai.
Shahini i ka bërë thirrje kryetarit Shpend Ahemti dhe Komunës së Prishtinës që të takojë banorët e kësaj lagjeje me qëllim të zgjidhjes së problemeve.
“Kryetari me statutin e komunës së Prishtinës, me përgjegjësitë që dalin prej atij statuti, besoni ose jo, kemi të drejtë çdo ditë t’ia ngremë nga një kallëzim penal për shkak të mos zbatueshmërisë së përgjegjësive të veta, të cilat i ka”, ka thënë ai.
Organizatorët thanë se protesta e sotme është hapi i fundit në këtë formë dhe në këtë vend, ngase protestat e radhës do të mbahen para objektit të komunës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje