LAJMI I FUNDIT:

Florijana do të varroset në Zvicër

Florijana do të varroset në Zvicër
(Foto: Instagram/_florij)

Familja e Florijana Ismailit ka njoftuar se futbollistja do të varroset në Zvicër – bën të ditur 20min.ch.

24-vjeçarja e humbi jetën tragjikisht në Liqenin Como në Itali, ku kishte shkuar për të lundruar dhe për të notuar me një kolege të sajën.

Trupi i pajetë i saj u gjet në ditën e katërt të kërkimeve, në thellësi të madhe të liqenit me ndihmën e një roboti special për kërkime nënujore.


Lajmet për humbjen tragjike të Florijanës
Lexo po ashtu Lajmet për humbjen tragjike të Florijanës

Kolegia e saj ka treguar se futbollistja e Young Boys ishte hedhur në ujë për t’u freskuar pas rrezitjes dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Rezultatet e autopsisë treguan se shkaku i vdekjes së lojtares ishte pasojë e një episodi akut të asfiksisë.

Florijana ka origjinë nga Presheva, mirëpo familja e saj ka vendosur që trupi i saj të varroset në vendin e lindjes, në Zvicër. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bv_44ZJlPEW/