Ku i kalojnë pushimet deputetët e Maqedonisë së Veriut dhe sa para harxhojnë?
Shqipëria dhe Greqia janë dy vendet ku shumica e politikanëve nga Maqedonia e Veriut i kalojnë pushimet verore. TV21 pyeti disa prej tyre, se në cilin bregdetet do të pushojnë dhe sa do të shpenzojnë. Disa ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë, ndërsa kur flasin për harxhimet shprehen shumë modest. Thonë se për një javë do të harxhojnë mesatarisht 500 euro me familjet e tyre.
“Varësisht nga ditët, varësisht nga vendi, për këtë vit nuk planifikoj më shumë se 5-6 ditë të rri në bregdetin shqiptar, kështu që edhe shpenzimet shpresoj të sillen rreth 400 – 500 euro”, tha deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli.
“Do të shkojmë në pushim familjarisht, akomodim privat, si edhe çdo vit do të duhej diku 500 – 600 euro, sepse është një javë, jo shumë, nga i gjithë aranzhmani”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
“Nuk e di, varet, zakonisht shoqja i bën matematikat, nuk e di ndoshta ndërmjet 300 – 400 eurosh”, u shpreh Kostadin Acevski, deputet i LSDM-së.
Vitin e kaluar ishte në Egjipt dhe thotë se ka harxhuar në suaza, që sipas tij, janë normale, por Muhamed Zekiri, nuk zbuloi sesa para shpenzon për pushime.
“Nuk mund ta përcaktoj por që është normal për standardin tonë. Domethënë për standardin e një deputeti për një javë. Jo, për standardin e një qytetari”, potencoi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Vllatko Gjorçev ende nuk ka vendosur se në cilin plazh do ta shijon verën. E në pyetjen se sa harxhoni, ai iku duke thënë se s’ka kohë.
“Dihet se pushimet janë në rrethin familjar, me fëmijët, ende nuk jemi ulur me të shoqen të vendosim dhe të shqyrtojmë sa ditë kemi”, theksoi Vllatko Gjorçev, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Si duket deputeti Rexhail Imsaili shpenzon më së shumti për pushime, ose ndoshta ishte më real në përgjigjen e tij.
“Si zakonisht në bregdetin shqiptar. Për një javë më familje. Ndoshta nën 1 mijë euro”, tha deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili.
Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, tha se po bën plane që pushimet t’i kalojë në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ilmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe