LAJMI I FUNDIT:

Turistët filmuan nga jahti, momentin e shpërthimit të vullkanit në ishullin italian (Video)

Turistët filmuan nga jahti, momentin e shpërthimit të vullkanit në ishullin italian (Video)

Momenti dramatik kur ka shpërthyer vullkani në një ishull italian, ka arritur të filmohet nga disa turistë që po lundronin me jaht në afërsi.

Të frikësuar nga hiri që u ngrit dhjetëra metra lart një krateri në Stromboli të Italisë, ata nisën të thërrisnin, derisa kërkonin që të largoheshin nga aty, transmeton Telegrafi.


“Ka pasur dalje të tymit dhe hirit, nga të gjitha hapësirat e kraterit” është thënë lidhur me erupsionin e fuqishëm, që ndaloi shumë aktivitetet turistike në zonën e mbushur me vizitorë.

Derisa kanë kaluar disa ditë, që kur ndodhi ky shpërthim, është shpërndarë edhe momenti, kur filluan të dilnin sasitë e parë të hirit, që janë parë nga disa turistë. /Telegrafi/