LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Askush nuk do të qajë nëse Thaçi s’merr pjesë në samitin e Sarajevës

Dodik: Askush nuk do të qajë nëse Thaçi s’merr pjesë në samitin e Sarajevës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të shtunën ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), në Bosnje e Hercegovinë.

Thaçi ka thënë se ftesa denigruese e anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP në Sarajevë: Kosovën nuk mund ta poshtërojë askush
Lexo po ashtu Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP në Sarajevë: Kosovën nuk mund ta poshtërojë askush

Ndaj deklaratës së Thaçit ka reaguar, Dodik. Ai ka thënë se Kosova është ftuar në formatin siç është paraparë për këto takime dhe se nuk i interesojnë fare “ndjenjat” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


Cakaj: Shqipëria solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në Bosnjë
Lexo po ashtu Cakaj: Shqipëria solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në Bosnjë

“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, tha Dodik për televizionin ATV, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën./Telegrafi/