Diaspora e Kosovës veçanërisht ajo nga Gjermania po shpreh gatishmërinë për të investuar në Kosovë. Në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani që ka mbi 500 firma anëtare-aktive, synojnë tregun e Kosovës në shumë fusha të ndryshme.
Ndonëse, sipas komunitetit të biznesit në mërgatë ka barriera për të investuar në Kosovë, por që konsiderojnë që janë në rrugën e duhur për t’u zgjidhur.
Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Vëllaznim Kelmendi, pohon se ka pasur disa takime me drejtues të Qeverisë dhe komunave të Kosovës për të gjetur zgjidhje në sjelljen e kapitalit të mërgatës në vendlindje.
“Ka përmirësime të shumta për klimën e investitorëve prej diasporës. Natyrisht që ka edhe pengesa, por që është duke u punuar në atë drejtim. Ne si Union kemi vu kontakte direkte prej kryeministrisë deri te kryetarët e komunave, të jemi të sinqertë ka lëvizje pozitive”, thotë Kelmendi në një intervistë për KosovaPress.
Drejtori i Unionit që është nga firma Kelmendi GmbH, thotë se është firma e parë shqiptare e cila ka marrë produktet ushqimore kosovare dhe ka plasuar në tregun e Evropës.
Kelmendi shton se të gjitha brendet e Kosovës, Kelmendi GmbH i plason në tregun e Evropës.
“Ne kemi bërë investime të shumta në Kosovë, ndërsa investimi më i qëlluar ka qenë, që ne jemi fokusuar në eksportin e produkteve të Kosovës në tregun e Evropës. Produktet si ato bujqësore, ushqimore, por edhe ato industriale që i ka Kosova”, pohon ai.
Po ashtu, drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani ka mirëpritur marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e parkut të bizneseve për mërgatën, duke thënë se Kosova po i hap dyert për mërgatën shqiptare.
“Mendoj se me këtë park, sot Kosova po i hap dyert diasporës dhe firmave shqiptare. Ne kemi punuar me vite që të vijmë deri te kjo ditë që sot po bëhet realitet”, deklaron Kelmendi.
Parku i bizneseve për diasporën që do të jetë mbi 50 hektarë sipërfaqe, sipas tij, do të jetë në funksion së shpejti për bizneset shqiptare.
Në fund, Kelmendi deklaron se qëllimi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, është që të bëjnë rrjetëzimin e firmave shqiptare. Këto kompani kanë arritur të nënshkruajnë mbi 150 kontrata bashkëpunimi në vlerë dhjetëra milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'