LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim me kongresistin Engel kërkoi mbështetjen e SHBA-ve në procesin e dialogut me Serbinë

Haradinaj në takim me kongresistin Engel kërkoi mbështetjen e SHBA-ve në procesin e dialogut me Serbinë

“Fat i madh për vendin që gjithë këto vjet, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, fillimisht kryeministri Haradinaj e ka uruar kongresistin Engel për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së dhe hapjen e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës.  

 Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Engel me proceset e përgjithshme në vend, prioritetet qeverisëse, forcimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, duke potencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe në NATO, duke falënderuar njëherësh kongresistin Engel për kontributin e tij të vazhdueshëm për të gjitha proceset në Kosovë.


 “Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Kryeministri Haradinaj dhe kërkoi mbështetjen e SHBA-ve edhe në procesin e dialogut.

Duke theksuar se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen si dy vende mike, kryeministri Haradinaj theksoi nevojën e mbështetjes së kongresistit Engel në konsolidimin ndërkombëtarë të vendit dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.   

Kongresisti amerikan Eliot Engel, tha se është i ngazëllyer që kthehet në Kosovë dhe i bashkohet festës së 4 Korrikut dhe përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, kongresisti Engel vuri në dukje përparimin e madh që Kosova ka bërë që nga pavarësia dhe shpreson që ky vend të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori