LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen grantet investive me përfituesit e sektorit të pemëve të imëta

Nënshkruhen grantet investive me përfituesit e sektorit të pemëve të imëta

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in kanë organizuar ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

Përfitimi nga këto grante është konsideruar tejet i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportin e tyre në tregun e vendeve të BE-së.

Përfituesit e këtyre granteve janë shprehur tejet mirënjohës për dhënien e këtyre granteve, duke e cilësuar si ndihmë të madhe në rritjen e vlerave të produkteve të tyre finale.


Kapllan Halimi sekretar në MBPZhR, tha se Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Tha se përmes këtyre investimeve bëhet e mundur rritja e punësimit dhe fuqizimi i ndërmarrësve.

“Qeveria e Kosovës është shumë e kënaqur që sot mund të konkretizojë nënshkrimin e granteve të programit të përbashkët me kryetarin e fermerëve në këtë sektor. Ne kemi besuar që në ditën e parë që do të kemi një sukses dhe suksesi sot po rezulton se është i arritshëm. Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimin e punësueshmërisë. Përmes këtyre investimeve edhe njëherë po dëshmojmë se ngrisim punësueshmërinë, fuqizojmë ndërmarrësit tonë që këta te kenë një treg sa më të mirë vendor dhe ndërkombëtar. Edhe përfituesit e potencuan se çdo ditë e më tepër po rriten dhe po eksportojnë produktet e tyre në tregjet evropiane”, tha ai.

Brian Mastalus drejtor i Zyrës per Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se është pozitive të shihen produkte të prodhuara në Kosovë. Tha se sektori i Bujqësisë është shumë i rëndësishëm dhe se për këtë do të donte të kishte edhe më shumë programe grantesh.

“Jemi krenarë që jemi partnerë me Qeverinë e Kosovës. Ata kanë investuar parat e tyre dhe ne si partnerë jemi duke ju ndihmuar në zgjedhjen e granteve. … 1:09 Do të donim të kishim më shumë programe grantesh sikur kjo në të ardhmen. Agrikultura është pjesë e rëndësishme e ekonomisë suaj dhe sektor në rritje dhe është shumë mirë kur shohim produkte të prodhuara në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa Bashkim Osmani, pronar i kompanisë Laberion, tha se tashmë janë në përgatitje të lëndës së parë, përgatitja e së cilës deri tani nuk ka qenë e mundur. Ai tha se falë ndihmës së këtyre granteve, po arrihet eksporti i produkteve kosovare në tregjet e vendeve të BE-së.

“Falë USAID-it ne vazhdimisht po rrisim kapacitetet tona, po krijojmë njohuri të reja po avancohemi, po krijojmë produkte të reja, po rritim vlerat e produkteve tona finale drejt eksportit në tregun e Bashkësisë Evropiane. Por edhe këtu po përgatitemi për lëndë të parë që deri tash nuk e kemi patur këtë mundësi”, tha Osmani. /KP/