LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

Prej sot deri më 7 korrik do të zhvillohet Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, i cili organizohet në Prizren nga organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, të cilët do të sjellin së bashku 60 biznese nga diaspora dhe vendet tjera.

Folës kryesor i kësaj ngjarje është Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, themeluar më 2019 nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.


Si sipërmarrës i suksesshëm, filantrop dhe mbështetës entuziast i popullit shqiptar, ai në mes të tjerash do të ndajë me pjesëmarrësit dhe të ftuarit, praktikat dhe përvojat e mira të shfrytëzimit të potencialit të investimeve të diasporës.

Sipas Destanit, diaspora është një nga pistonët më të fuqishëm dhe me anë të një koordinimi të vazhdueshëm, ajo mund ta bartë rolin udhëheqës për ekonominë e atdheut.

Pas hapjes zyrtare nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe fjalimit të Destanit, folësit e tjerë do të jenë Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën, pastaj Liza Gashi, drejtoreshë e organizatës Germin dhe Nora Hasani drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në këtë forum si të parin e këtij lloji në nivel lokal, Komuna e Prizrenit gjatë ditës së dytë (6 korrik), do të prezantojë vizionin dhe projektet kapitale për investitorët potencial të këtij qyteti.

Ceremonia e hapjes së këtij forumi do të organizohet në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, nga ora 20:00.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori