LAJMI I FUNDIT:

Rihanna paditet nga një grua e verbër

Rihanna paditet nga një grua e verbër
Rihanna (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Rihanna është paditur nga një grua me shikim të dobët, e cila pretendon se kompania e saj “Fenty Beauty” nuk ka një faqe interneti të qasshme.

Gruaja që ka ngritur këtë padi është Beatriz Gutierrez, e cila ka pretenduar se faqja përmes së cilës bëhen blerjet online të produkteve të Rihannës, nuk është e pajisur siç duhet për nevojat e saj.


Sipas dokumenteve të marra nga The Blast, klientja mendon se “Fenty Beauty” nuk përdor teknologji për standarde të leximit të ekranit të industrisë, që u mundëson përdoruesve të verbër të bashkëveprojnë me këtë faqe interneti.

Rihanna (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Gruaja, e cila është e verbër, pretendon se faqja e internetit përmban “pengesa hyrëse” të rëndësishme, të cilat e bëjnë të pamundur bashkëveprimin e plotë me dyqanin dhe kështu mallrat dhe shërbimet nuk janë në dispozicion të saj.

Gutierrez po kërkon një urdhër të menjëhershëm për të detyruar “Fenty Beauty” t’i përmbahet standardeve federale të kërkuara për klientët me dëmtime të dukshme dhe po kërkon gjithashtu dëmshpërblim prej rreth 15,000 dollarë.

Rihanna (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ndërsa Rihanna është kritikuar për mos përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në uebfaqen e saj, ajo ka punuar shumë për të siguruar që linja e saj e modës “Fenty” të jetë gjithëpërfshirëse.

Rihanna – koleksioni i së cilës përfshin gjithashtu këpucë dhe pajisje, të tilla si syze dielli dhe stoli – shpreson që çdo grua të ndihet “e sigurt” në rrobat e saj.

Këngëtarja tha: “Të gjitha këto gjëra i marr në konsideratë, sepse dua që gratë të ndjehen të sigurta në gjërat e mia. Nëse jemi në modë, në të brendshme, në muzikë, në makijazh … përpiqemi të marrim gjithçka që është e përfshirë në produktet që ne ofrojmë”. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images/Guliver)