LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet e fundit në veri, Qalaj mbledh në një takim drejtorët rajonal të policisë

Ngjarjet e fundit në veri, Qalaj mbledh në një takim drejtorët rajonal të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka mbajtur sot një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës në DPP në Prishtinë, takimi konkretisht u realizua me drejtorët rajonal të Policisë së Mitrovicës Veri, Mitrovicës Jugu, Zëvendësdrejtorët Rajonal, Shefat e Operativës, Shefat e Hetimeve Rajonale, Shefat e Njësive për Reagim të Shpejtë, Komandantët e Stacioneve Policore respektive, si dhe komandatët e pikave kufitare 1 dhe 31.

Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës, thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i veprimeve policore lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të Drejtorive rajonale policore, Policisë Kufitare, dhe Njësive të tjera, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim duke garantuar funksionalitet të plotë në zbatimin e ligjit, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu në takim u potencua rëndësia e realizimit të detyrave policore në mënyrë profesionale në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë, garantimit të lëvizjes së lirë pa lejuar rrezikim të sigurisë së asnjë qytetari apo edhe zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrave të ligjshme policore.

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime dhe përkushtim nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori