LAJMI I FUNDIT:

“Do të jesh gjithmonë në zemrat tona” – bota e sportit në zi për vdekjen e Florijana Ismailit

“Do të jesh gjithmonë në zemrat tona” – bota e sportit në zi për vdekjen e Florijana Ismailit
Florijana Ismaili (Instagram/_florij)

Pasditen e të martës është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila ishte zhdukur të shtunën në Liqenin Como në Itali.

24-vjeçarja dhe një shoqe e saja kishin marrë një barkë me qira dhe kishin ankoruar rreth 700 metra në brendi të liqenit, me ç’rast fillimisht ishin rrezitur. Më pas, mesfushorja ofensive e Young Boys është hedhur në ujë për t’u freskuar dhe nuk ka dalë më.


Kolegia e saj i ka thirrur shërbimet emergjente, të cilat pas kërkimeve katërditore dhe me përfshirjen e një roboti të posaçëm kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë të lojtares.

Idhulli i Florijanës, Fatmire Alushi dhe Kosovare Asllani shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e futbollistes
Lexo po ashtu Idhulli i Florijanës, Fatmire Alushi dhe Kosovare Asllani shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e futbollistes

Ndërsa e gjithë bota e sportit është duke e vuajtur humbjen e Florijanës dhe pikëllimin e tyre e kanë shprehur përmes postimeve në rrjetet sociale.

Krahas Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit që shprehën ngushëllime për vdekjen e saj, një postim e ka bërë edhe sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti.

(Foto: Instagram/albianajeti)

“Shumë i pikëlluar me marrjen e lajmit të dhimbshëm për vdekjen e Florijanës. Jua dërgoj ngushëllimet më të thella familjes Ismaili. Le të pushojë i qetë shpirti yt Florijana”, ka shkruar lojtari i Baselit.

Bashkëlojtarja e saj te Zvicra, Sandra Betschart, po ashtu e ka shprehur pikëllimin e saj për shoqen e saj tashmë të ndjerë. “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Pusho në e qetë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

(Foto: InstaStory/sandra.betschart)

“Është padyshim një prej ditëve më të pikëlluara prej se jam në sport. Është vështirë t’i gjej fjalët. Ngushëllimet të mëdha për familjen Ismaili. Jini të fortë në këto kohë të vështira! Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, Florijana”, ka shkruar Blerim Xhemaili.

Ngushëllime ka shprehur edhe vëlla i Granitit, Taulant Xhaka, i cili ka shkruar “U prehsh në paqe” në mbishkrimin e fotografisë së Florijanës.

(Foto: Instagram/tx.34)

Në ndërkohë, të gjitha mediat kryesore botërore i kanë raportuar për vdekjen tragjike të futbollistes shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori