LAJMI I FUNDIT:

“Planifikimi urban në Maqedoni është në interes publik”

“Planifikimi urban në Maqedoni është në interes publik”

Përmirësimi i ndotjes së ajrit, mos aktiviteti fizik i popullatës, mungesa e sigurisë në komunikacionin rrugor e kështu me radhë mund të ndryshohet vetëm me plotësimin e Ligjin për planifikim urban. Aktivistët qytetar të tubuar rreth shoqatës jo formale “Në biçikletë”, deri te Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Parlament, kanë parashtruar disa propozime, sipas të cilëve nëse futen në kornizën ligjore ata do të kontribuojnë në zgjidhjen e shumë problemeve urbane në vendin tonë, shkruan gazeta Koha.

Në propozim e dorëzuara para anëtarëve të Komisionit në fjalë ata thonë se nëse dëshirojmë të ndryshojmë mjedisin jetësor për të mirë, atëherë nevojitet vendosja e procedurave dhe vlerave tjera. Pjesë e definicioneve që i propozojnë atë janë titujt si: Qytet efikas energjetik, Transport i qëndrueshëm dhe Plan për mobilitet të qëndrueshëm.

Pastaj, vendosja e parimeve të reja mbi të cilat do të mbështet planifikim urban, siç janë: Zhvillim i qëndrueshëm urban, Zbatim primar i interesit publik dhe Harmonizim të planifikimit urban dhe atij urban.


“Patjetër të kërkohet dhe shkruhen masat për mobilitet të qëndrueshëm dhe masa për siguri në komunikacion në të gjitha planet urbane, patjetër të njëjtat të prezantohen publikisht, qoftë përmes anketave apo debateve për Planet Gjenerale Urbanistike. Dokumenti kryesor për qytetin nuk guxon të miratohet në fshehtësi. Miratimi i Planeve për mobilitet të qëndrueshëm për të gjitha vendbanimet me popullsi mbi 10 banorëve, kuptohet në koordinim me PGJU.

Miratimi i më shumë rregulloreve relevante nën ombrellën e Ligjit për planifikim urban, të cilët për momentin nuk ekzistojnë. Po ashtu duhet të miratohet edhe Rregullore për infrastrukturë të biçikletave, Rregullore për infrastrukturë të këmbësoreve, Rregullore për pajisje urbane etj”, thonë nga shoqata “Në biçikletë”.

Ndryshe, nga atje vlerësojnë se qytet autocentrike nuk janë rastësi në mesin tonë. Siç theksojnë çiklistët, në rregulloret për planifikim dhe projektim të Republikës së Maqedonisë së Veriut flitet vetëm për shpejtësinë e vozitjes, vetëm për gjerësinë e korsive, vetëm për standardet e parkimit, të përshkruar në detaje e detaje.

“Megjithatë aty nuk mund të shohësh rregulla për vizat e autobusëve, nuk ka standarde për parkimin e biçikletave, nuk shtigje të obligueshme në bulevardet, nuk ka mbrojtje të shtigjeve për këmbësor. Aty mund të hasësh vetëm përshkrime të shkurta në dy-tre reshta për çështjet e theksuara. Me qëllim të miratimit të rregulloreve më progresive, që do ta përfshijnë mobilitetin e qëndrueshëm duhet që ato vlera të përfshihen në Ligj. Ndërkohë për momentin në propozim ligjin e ri këto çështje as që përmenden”, thonë çiklistët në propozimin e tyre drejtuar Parlamentit.

Pra, për të arritur deri te rregulloret e qëndrueshme, përmes të cilave do të kemi në realiteti rrugë më të sigurta dhe të gjelbërta, çiklistët thonë se fillimisht duhet që kërkesat e tyre të përfshihen në dispozitat e reja ligjore të Ligjit për planifikim urban. Javën që vjen Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pritet ta zhvilloj seancën e saj për ligjin në fjalë. Nga atje e kanë konfirmuar se është pranuar dokumenti me të gjitha propozimet e aktivistëve qytetar./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori