LAJMI I FUNDIT:

Trump: Afganistani është “laborator për terroristët”

Trump: Afganistani është “laborator për terroristët”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkroi Afganistanin si “laborator për terroristët”, duke thënë se nëse SHBA-ja e tërheq ushtrinë e saj nga ky vend, ai do të duhet të lërë atje një “prani të madhe të inteligjencës”.

“Unë e quaj atë Harvard për terroristët”, tha Trump për Afganistanin, teksa iu referua një universiteti prestigjioz.


Trump i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan Fox News.

Intervista u realizua para sulmit që ndodhi të hënën në Kabul, ku militantët talibanë vranë së paku gjashtë vetë dhe plagosën mbi 100.

Trump po ashtu tha për Fox News se ai dëshiron t’i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani.

Por, shtoi se është i shqetësuar se pa praninë amerikane atje, Afganistani do të përdorej si bazë për sulmet terroriste në SHBA.

Lufta në Afganistan ka gati 18 vjet që ka nisur. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një proces negociatash me talibanët për t’i dhënë fund konfliktit./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori