Video-podcasti javor i kancelares gjermane, Angela Merkel i kushtohet Konferencës së Ballkanit Perëndimor, vazhdim i Konferencës së Berlinit, që këtë vit zhvillohet në Poznan të Polonisë, më 4 korrik.
Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, më 4 korrik, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga këto vende jetojnë në Gjermani dhe ndërtojnë kështu një urë”, është shprehur Merkel.
“Rruga ka ende pengesa”
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë “fqinjët tanë evropianë” dhe ato e kanë një perspektivë evropiane, nëse i plotësojnë kushtet, ka theksuar Merkel në video-podcast.
“Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konferencë vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve”, tha ajo.
Merkel e cilëson gjendjen në Ballkan paqësore, por me mjaft tensione që duhet të tejkalohen.
“Rruga ka ende pengesa përpara”, tha Merkel, duke shtuar se “ka edhe shembuj pozitivë, si zgjidhja e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Ky shembull pozitiv duhet të na inkurajojë për të zgjidhur problemet ne Bosnje-Hercegovinë, por edhe mes Serbisë e Kosovës”, theksoi Merkel.
Cilat janë fushat ku duhet çuar përpara bashkëpunimi në Poznan?
“Këtë vit kemi për të qenë në Poloni, sepse ky vend është mikpritësi i Konferencës së Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Merkel.
Kancelarja gjermane kujton, se një problem i madh, që diskutohet çdo vit në Konferencat e Ballkanit Perëndimor është zgjerimi i infrastrukturës.
“BE ka vënë mjaft mjete në dispozicion, por këtu duhet të mbështesim zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore”, tha Merkel.
“E dimë, se kur njerëzit janë të lidhur përmes infrastrukturës, ata e vizitojnë njëri-tjetrin më shpesh. Kemi themeluar po ashtu një rrjet bashkëpunimi të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për punën e tyre do të raportojmë, do të flasim për bashkëpunimin shkencor, sepse edhe Akademitë e Shkencave bashkëpunojnë më ngushtë ndërkohë. Do të dëgjojmë po ashtu se ku shohin mangësi shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku duan ato më shumë bashkëpunim dhe do të shohim nga ana e Bashkimit Evropian, se ku mund të bëjmë diçka për këto lutje e dëshira”, tha kancelarja Merkel. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Xhavit Haliti: Mesazhi i PDK-së për Kosovën më mirë po depërton në çdo lagje të Pejës
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e dezinformatave në kohë fushate
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?