Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Kanadasë në Republikën e Kosovë, Daniel Maksymiuk.
“Berisha e falënderoi Ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në gjatë mandatit të tij. Më pas Ministri e njoftoi Ambasadorin për progresin e arritur në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së gjatë fazës së parë 120 ditëshe si dhe sfidat të cilat janë duke u adresuar në bashkëpunim me aleatët. Ministri Berisha e ritheksoi se objektiv strategjik i Republikës së Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe kontributi përmes FSK-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.
Ministri i Mbrojtjes shprehu konsideratë të lartë për përkrahjen gjithëpërfshirës të Kanadasë për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke përfshirë edhe shërbimin e 4,500 pjesëatarëve të Ushtrisë së Kanadasë, në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë e rajon.
Ambasadori Maksymiuk e çmoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrin Berisha dhe qasjen e hapur dhe transparente gjatë gjithë procesit të zhvillimeve të rëndësishme në Ministri dhe FSK. Ai u shpreh i mahnitur me sukseset e Ministrisë në zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale, të besueshme dhe multi-etnike. Duke vlerësuar aspiratat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, ambasadori Maksymiuk tha se shpreson që një ditë trupat kanadeze krah për krah me pjesëtarët e FSK-së do të kontribuojnë së bashku për paqe dhe siguri. Ai më tutje konfirmoi se është në interes të Kanadasë që ta vazhdojë edhe më tej angazhimin në Kosovë dhe ta thellojë edhe më tej bashkëpunimin me vendin tonë dhe rajonin”, thuhet në njoftimin për media.
Ambasadori Maksymiuk nënvizoi që ka vendosur që pikërisht në Kosovë ta festojë sot ditën kombëtare të Kanadasë bashkë me ushtarët kanadezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët