LAJMI I FUNDIT:

Deri të enjten fazë e verdhë në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë me rekomandime për qytetarët

Deri të enjten fazë e verdhë në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë me rekomandime për qytetarët

Territori i vendit sot dhe në ditët në vijim do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nën ndikimin e valës së ngrohtë nesër dhe pasnesër temperaturat maksimale do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë edhe 35, ndërsa të mërkurën pritet të arrijnë 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9.


Lagështia e madhe e ajrit do të kontribuojë që të ketë ndjenjë se temperaturat janë më të larta nga matjet. Prej pasnesër deri të premten në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga ekspozimi direkt në diell,të shmangin qëndrim në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje me ngjyra të hapura dhe të lehtë, ndërsa gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajë syze mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe lëngje, veçanërisht të kenë kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, të shmangin prodhime të papërpunuara termike, për shembull majonezë nga vezët, me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshme, të marrin sasi të mëdha të lëngjeve, më së miri ujë të thjeshtë, të shmangin pije alkoolike, ndërsa gjatë hyrjes në automjet duhet një periudhë të caktuar ta ajrosni para se të hyni në të.

Gjatë ditëve të ardhshme ekstreme të ngrohta nga Ministria theksojnë, që qytetarët duhet të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara) gjatë qëndrimit të nevojshëm në ambient të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, ndërsa personat e sëmurë kronikë ta marrin me rregull terapinë e përshkruar nga mjeku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori