Avokati i të akuzuarve për rastin “Monstra”, Naser Raufi, pas njoftimeve të prokurores speciale Fatime Fetai, se do të kërkojë të dëgjohen “bombat” për këtë rast, tha se përmes materialeve të përgjuara do të konfirmohet se personat e akuzuar nuk e kanë kryer vrasjen.
“Neve si mbrojtje na gëzon që PSP i paralajmëroi ‘bombat’, gjegjësisht se edhe ato do të jenë pjesë e dëshmive. Shpresojmë që ‘bombat’ do të na ndihmojnë të dëshmojmë atë që e kemi deklaruar deri tani”, tha Raufi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se edhe ata si mbrojtje do t’i përdorin përgjimet e paligjshme si dëshmi të tyre, me qëllim që të tregojnë se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën.
“Sigurisht edhe ne do t’i përdorim ato biseda. Kemi të drejtë ‘bombat’ të jenë pjesë edhe e dëshmive tona. Mendoj se me dëgjimin e këtyre materialeve do të vijmë tek e vërteta”, tha Raufi.
Ndryshe, në seancën e sotme u vendos që të bëhet ekspertizë e 31 celularëve dhe të dëgjohen “bombat” me propozim të PSP-së.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u gjetën të vrarë: Kire Triçkovski, Filip Slavovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovskio, me burgim të përjetshëm janë dënuar të akuazaurit Alil Demiri, Afri dhe Agim Ismajloviq, Ezim dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 ka ndërprerë aktvendimet, dhe ka liruar nga burgu të dënuarit: Agim Ismajloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, ku u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të akvendimit, rastin “Monstra” e ka marrë përsipër PSP-ja, ku u kthye për rigjykim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'