LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka arritur vendimi i gjykatës hungareze për Nikolla Gruevskin”

“Nuk ka arritur vendimi i gjykatës hungareze për Nikolla Gruevskin”

Në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk ka mbërritur njoftim zyrtar i vendit të Gjykatës hungareze për mosekstradimin e ish kryeministrit Gruevski. Zëvendësministri Oliver Ristovski thotë se dinë vetëm atë që kanë publikuar mediat.

“Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe tjetra pas aktakuzës, d.m.th. hetimit për “27 prillin”, prandaj shpresoj që rezultati të jetë pozitiv”, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Gjykata në Hungari refuzon ekstradimin e Nikolla Gruevskit
Lexo po ashtu Gjykata në Hungari refuzon ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Gruevski të enjten në mëngjes hyri me pranga në gjykatë, por doli i buzëqeshur pak orë më pas pasi gjykata vendosi se nuk mund të ekstradohet sipas ligjeve hungareze, një person që ka fituar azil politik, sepse është pranuar se ndjehet i përndjekur në vendin nga ka ardhur. Nuk dihet ndërkohë se për cilën kërkesë ekstradimi është vendosur, pasi ekzistojnë dy të tilla, një për rastin “Tanku” dhe e dyta për “27 prillin”, ku Gruevski akuzohet si organizator i sulmit në Kuvend.


Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori