Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të premten është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”.
Në ketë ceremoni të certifikimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha gjeneralmajor Gzim Hazrolli, gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë.
Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha në fjalimin e tij i ka uruar të posa certifikuarit për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke vlerësuar lartë rendësinë e kësaj njësie si komponent e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe objeketeve të saj.
Ministri Berisha me këtë rast ju ka uruar mirëseardhje në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ju uruar sukses në punë dhe jetën familjare.
Gjeneral major Gzim Hazrolli në fjalimin e tij i ka uruar të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi për suksesin dhe rezultatin e arritur gjatë trajnimit, duke i uruar të gjithë të pranishmit e në veçanti BRSH-në, për punën profesionale dhe angazhimin e pa kursyer gjatë këtij trajnimi.
Në fjalën e rastit para të pranishmëve dhe të certifikuarve ka folur edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj, i cili u ka shprehur mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve të këtij trajnimi, gjithashtu ka përgëzuar instruktorët e trajnimit për angazhimin dhe realizimin e planit të trajnimit “Njësia për Siguri Fizike”.
Ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka përfunduar me 28 qershor 2019.
Trajnimi është realizuar në dy faza, sepse pjesëmarrësit në trajnim kanë qenë të ndarë në dy grupe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë