Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet. Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje. Për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.
Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë për KosovaPress se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.
Për këtë deputeti Berisha deklaron se do të duhej që në fillim të vjeshtës të ulën gjitha partitë për bërë një analizë të gjendjes në të cilën është Kosova.
“Ka fillimi i vjeshtës ndoshta duhet me u ulur të gjitha subjektet politike me bërë një analizë të gjendjes të cilën është Kosova. Në rast se është e nevojshme të shkohet me marrëveshje politike në zgjedhje të parakohshme, pse jo. Në rast që nuk shkon, ne duhet të jemi korrekt dhe të themi që megjithatë atë dhe pushteti ka problem e funksionimit krizën e votave. Jo rastësisht mbi 80 ligje me muaj të tërë javën sjell në sirtar të Kuvendit”
Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.
“ Në atë moment që konstatohet që është interesi i shtetit me shku në zgjedhje ne shkojmë, nuk është problem. Po në vjeshtë dhe qetash nuk është problem, sa i përket neve si parti”, deklaron Makolli.
Se do të ketë zgjedhje të reja në tetorin e këtij viti e thotë dhe analisti politik, Rasim Alija.
Por pavarësisht kësaj, ai deklaron se as Nisma dhe as AKR-ja nuk e ka komoditetin që t’i humbin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri.
“Unë i konsideroj vetëm deklarata të verës dhe asgjë serioze. Jam i bindur që as Nisma dhe as AKR-ja nuk e kanë as komiditetit dhe mbi të gjitha nuk e kanë luksin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri. Zgjedhje të reja mund të ketë në tetorin e këtij viti, mirëpo vetëm me opsionin e rrëzimit nga vet PDK-ja”, thotë Alija.
Ndryshe, tre liderët opozitar, Isa Mustafa nga LDK, Albin Kurti nga VV-ja dhe Shpend Ahmeti nga PSD janë duke vazhduar takimet e tyre për koordinim të rrëzimit të Qeverisë Haradinaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite