LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett pyet nëse MPJ është duke përzgjedhur diplomatët meritorë

Ambasadori Kosnett pyet nëse MPJ është duke përzgjedhur diplomatët meritorë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka pyetur nëse Kosova po i emëron diplomatët në mënyrë meritore.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shprehur dyshimet e tij lidhur me përzgjedhjen e diplomatëve nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ndjekja e raporteve të medias rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur siç duhet të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a është MPJ duke ndjekur procedurat e saj për përzgjedhjen mbi bazën konkurruese dhe meritore?”, ka shkruar ai në Twitter./Telegrafi/