LAJMI I FUNDIT:

Drançolli: “Beteja e Kosovës” e vitit 1389 është ngjarje e mitizuar (Video)

Drançolli: “Beteja e Kosovës” e vitit 1389 është ngjarje e mitizuar (Video)

Me rastin e 630 vjetorit të ngjarjes së njohur si “Beteja e Kosovës” ka folur historiani i njohur Jahja Drançolli.

Drançolli, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini,  ka thënë se kjo ngjarje është më shumë një ngjarje e mitizuar kur serbët në shekullin XVII i kanë dhënë shtysë.


“Si ngjarje bazohet vetëm në burime gojore. Vetëm një burim zyrtar ka për këtë ngjarje që ruhet në arkivin e Firencës. Aty nuk përmendet Kosova fare, e as Llazari. Përmenden 12 vrasës të mundshëm të Sulltan Muratit”, tha ai, raporton Telegrafi.

Historiani ka thënë se për fat të keq edhe historia jonë bazohet në historinë serbe kur flet për këtë ngjarje.

Tani kemi studime te reja nga Oksfordi apo histori të tjera botërore që kësaj ngjarje i japin një rrjedhojë krejtësisht të re.

Drançolli thotë se serbët Betejën e Rovinës e fusin në kuadër të Betejës së Kosovës. Sipas tij Beteja e Rovinës ka qenë një përplasje mes krishterimit dhe islamit ku shqiptarët ishin radhitur krahë të krishterëve dhe është betejë shumë më e gjerë se sa që e përshkruajnë serbët si luftë me osmanët.

Studiuesi thotë se termi “Kosova” për herë të parë është përdorur pas vitit 1,400 nga disa të huaj që kishin vizituar këto territore.

Drançolli thotë se për çudi historianët turq kanë heshtur deri vonë për ngjarjet e vitit 1939 me arsyetimin se nuk dine gjë.

Historiani thotë se pas Betejës së Kosovës, serbët u bënë renegatë të çdokujt përfshirë edhe të osmanëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori