LAJMI I FUNDIT:

Arrihet pajtimi për trajtimin e kërkesave dhe shtyrjen e fillimit të grevës të Sindikatës së Judikaturës së Kosovës

Arrihet pajtimi për trajtimin e kërkesave dhe shtyrjen e fillimit të grevës të Sindikatës së Judikaturës së Kosovës

Kryesuesit e dy Këshillave, Skënder Çoçaj, dhe Bahri Hyseni, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, pritën në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës të Kosovës.

Sipas njoftimit qëllimi i takimit ishte diskutimi i kërkesave të Sindikatës së Judikaturës drejtuar të dy Këshillave dhe Ministrit të Drejtësisë, kërkesa këto, të cilat kanë të bëjnë me statusin e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Sindikata e Judikaturës nga e hëna në grevë
Lexo po ashtu Sindikata e Judikaturës nga e hëna në grevë

“Palët u pajtuan që të punohet së bashku me përfaqësuesit e Sindikatës për hartimin e dokumentit për sistematizim e vendeve të punës sipas Ligjit të ri për pagat, të përfundojë procesi i rikthimit të stafit administrativ-teknik në shërbyes civilë, si dhe të bëhen përpjekje për realizimin e pagesës së shtesës prej 50 eurosh nga 1 janari 2019, siç është bërë deri më tani”, thuhet në njoftim.


Në komunikat thuhet se pas arritjes së pajtueshmërisë për këto pika, përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës së Kosovës konfirmuan se greva e paralajmëruar për të hënën më 1 korrik 2019 do të mbetet e pezulluar deri më 1 tetor 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori