LAJMI I FUNDIT:

“Nuk po kërkoj që të jesh i përsosur, thjesht dua që ta kesh zemrën e mirë”

“Nuk po kërkoj që të jesh i përsosur, thjesht dua që ta kesh zemrën e mirë”

Nuk jam e brengosur për frikat apo të metat që i ke. Nuk të gjykoj në bazë të bagazhit që e bart nga e kaluara. Nuk ma ndien nëse e ke rregulluar jetën apo jo. Unë brengosem vetëm për zemrën tënde dhe atë se çfarë ka në të.

Unë të shikoj se si i trajton tjerët. I kushtoj vëmendje reagimit tënd kur e sheh dikë që ka nevojë për ndihmë. Unë brengosem nëse ke një zemër të mirë, të butë e dashamire. Unë dua të shoh nëse vërtet je njeri i mirë apo thjesht po aktron, transmeton Telegrafi.

Nuk dua që ti të jesh i përsosur. Askush nuk është. Të gjithë jemi duke pasur vështirësi ta gjejmë rrugën e duhur në këtë botë të ngatërruar. Por unë dua që ti të kujdesesh dhe t’i respektosh njerëzit që kanë rëndësi për mua. Unë dua ta shoh xhentilesën tënde dhe mënyrën se si më trajton në momente të errëta. Dua të shoh nëse do të jem prioriteti yt.


Nuk dua të jem me dikë që asnjëherë nuk ka bërë një gabim, me dikë që asnjëherë nuk e ka dreqosur. Nuk jemi imun ndaj gabimeve, prandaj edhe kërkoj dikë që është i përgjegjshëm dhe mjaftueshëm njerëzor që ta merr përgjegjësinë për veprimet e veta.

Unë po kërkoj dikë që është i sjellshëm dhe i ndjeshëm. Dikë që asnjëherë nuk do të më lëndonte me qëllim. Dikë që kërkon zgjidhjen e një problemi e jo rrugën për të ikur nga to.

Nuk dua që ti të dish gjithçka në këtë botë. Çdo ditë ka diçka të re për t’u mësuar. Unë thjesht dua që ta kesh zemrën e pastër dhe të mirë. Dua që ti të jesh në rrugën e duhur për ta krijuar versionin më të mirë të vetes.

Unë nuk mund të jem me dikë që nuk i shfaq emocionet sepse frikësohet se do të lëndohet. Unë e dua dikë që e din se ndarja e çdo gjëje me partneren është esenciale për një lidhje të mirë.

Unë dua që ti të jesh i sinqertë dhe i hapur. Dua që vërtet të besosh se dashuria është bekim dhe gjëja më e mrekullueshme në botë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Kalo në kategori