LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë zjarri në Suharekë

Grabitje me armë zjarri në Suharekë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në zonën industriale Shirokë, Suharekë.

Policia bën të ditur se viktima mashkull k/shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kishin shkuar tre persona të panjohur njëri me armë të shkurtë, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll nën presion të armës. Kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësorë kanë dëpërtuar brenda në objekt, ku nga një kasafortë të cilën e kanë dëmtuar kaë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se, njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe se nuk raportohet për persona të lënduar./Telegrafi/