LAJMI I FUNDIT:

Bajram Kosumi rizgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Bajram Kosumi rizgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Bajram Kosumi është zgjedhur sërish rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Këshilli Drejtues, prej shtatë anëtarësh, ka votuar në mënyrë unanime për rektorin Kosumi.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues,  Emrush Thaçi, vlerësoi se procesi për zgjedhjen e rektorit të UKZ-së ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem.

“I gjithë procesi ka rrjedhur mirë dhe konform rregulloreve pa asnjë problem”, tha ai.


Ndërsa, rektori i porsazgjedhur, Kosumi falënderoi anëtarët e KD-së për besimin e dhënë për ta udhëhequr Universitetin “Kadri Zeka” në mandatin e ardhshëm.

“Besimi që më kanë dhënë është një përgjegjësi shtesë që të gjithë së bashku të punojmë për zhvillimin e universitetit tonë”, ka thënë rektori Kosumi.

Ndryshe me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ.

Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, mandej janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit të cilët do të marrin mandatin me 1 tetor 2019./kp/Telegrafi/