LAJMI I FUNDIT:

Sulmet e Parisit më 2015, arrestohet një shtetas i Bosnjës në Gjermani

Sulmet e Parisit më 2015, arrestohet një shtetas i Bosnjës në Gjermani

Një shtetas i Bosnjës, i kërkuar në lidhje me sulmet e Parisit të vitit 2015, është arrestuar në Gjermani, kanë njoftuar policia federale dhe prokurorët e qytetit të Dresdenit.

Në sulmet e nëntorit të vitit 2015, të kryer nga ekstremistët islamikë, janë vrarë 130 persona, duke përfshirë 90 në Teatrin Bataclan.

I dyshuari 39-vjeçar, identitetin e të cilit nuk e kanë bërë të ditur autoritetet gjermane, ka qenë i kërkuar në bazë të një fletarresti të nisur nga Belgjika, prej nga besohet se kanë ardhur shumica e sulmuesve të Parisit, përcjell rel.


“Ekziston një fletarrest, i nisur nga autoritetet belge kundër të akuzuarit për mbështetje të një organizate terroriste, të lidhur me sulme terroriste, përfshirë atë në sallen e koncerteve Bataclan, më 13 nëntor, 2015 në Paris”, është thënë në deklaratë, pa u ofruar informacione shtesë.

Personi i ndaluar do të qëndrojë në mbajtje, derisa të shqyrtohen procedurat e ekstradimit nga një gjykatë në qytetin lindor, Merseburg.

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori