LAJMI I FUNDIT:

Princi William: Do t’i përkrahë fëmijët e mi nëse janë homoseksualë

Princi William: Do t’i përkrahë fëmijët e mi nëse janë homoseksualë
Prince William dhe Katte Middleton (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princi William së fundmi ka vizituar organizatën ‘Albert Kennedy Trust’ për të mësuar më shumë rreth çështjes së të pastrehëve LGBTQ, kur biseda më pas u kthye nga fëmijët e tij (George, Charlotte dhe Louis).

Në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh, Princi është shprehur se do t’i mbështeste me gjithë zemër nëse fëmijët e tij janë homoseksualë.

Atij i ishte drejtuar pyetja, “Nëse një ditë në të ardhmen fëmija juaj thotë ‘Unë jam homoseksual, unë jam lesbike’, si do të reagonit?”.


Princi William me familjen e tij (Foto: Daniel LEAL-OLIVAS / AFP) (Photo credit should read DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images/Guliver)

“Mendoj që nuk të shkojnë në mendje ato gjëra deri në momentin që bëheni prind dhe mendoj – normalisht, nuk do ta kisha problem”,  u përgjigj Princi përmes Daily Mail.

“E vetmja gjë që do merakosesha – specifikisht rolet që do luanin fëmijët e mi në botë – si do të shihen dhe interpretohen nga të tjerët”.

“Unë dhe gruaja ime (Kate Middleton) kemi menduar shumë që t’i përgatisim”, vazhdoi ai dhe shtoi “Mendoj që komunikimi është i rëndësishëm në çdo aspekt, në mënyrë që të kuptosh duhet të flasësh për të gjitha gjerat, dhe të mbështetni njëri tjetrin në çfarë do lloj procesi”.

Princi vazhdoi më tej “Më merakos pak, jo nëse janë homoseksual, por më merakos se si të tjerët do të reagojnë dhe perceptojnë sepse do të kenë shumë presion pastaj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina

"Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël

Magazina
Kalo në kategori