LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike në Maqedoni

Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike në Maqedoni

Nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski.

Pas prezantimit të Ligjit të ri për energjetikë sot në Ohër, sqaruan se pas hapjes së ofertave për tenderin e shpallur nga furnizuesi universal i energjisë elektrike, kompania e sapoformuar “EVN Home” dhe llogaritjet e bëra me parametra të tjerë të mbuluar në proces, çmimi i energjisë elektrike do të formohet të premten .

“Në përputhje me procedurat që ekzistojnë, ka rregulla për furnizimin me energji elektrike që do të duhet t’i zbatoj furnizuesi universal. Sot është ankandi me të cilën ELEM është e detyruar të ofrojë së paku 80 për qind të nevojave të furnizuesit universal, domethënë familjeve dhe konsumatorëve të vegjël”, shpjegoi Bislimoski.


Ndikimi më i madh në formimin e çmimit përfundimtar, shtoi, do të ketë oferta e sotme të ELEM-it./Telegrafi/