LAJMI I FUNDIT:

“Zogu që mund të mashtrojë armikun”: Rusia zbulon një dron në formë të një bufi (Video)

“Zogu që mund të mashtrojë armikun”: Rusia zbulon një dron në formë të një bufi (Video)

Pajisjet e reja ushtarake të Rusisë, duke përfshirë një dron në formë të një zogu, armë bërthamore dhe tanke pa pilot, janë shfaqur në ekspozitën e saj vjetore ushtarake.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Forumin Ndërkombëtar Teknik Ushtarak ku ushtarakët dhe të gjithë kuriozët do të kenë mundësi të njoftohen me 27,000 armë dhe automjete të ndryshme.


Dhe në këtë shfaqje, siç bëhet e ditur, është prezantuar edhe droni që duket si një zog, i cili është zbuluar si pjesë e aktivitetit të rritur të Rusisë në Arktik.

Qëllimi, siç thuhet, është të ngatërrojë armikun, duke lejuar që automjeti fluturues pa pilot të afrohet me objektivat kryesore në zonat e luftës.

Droni është pak më i madh se një buf i vërtetë dhe prodhuesit pretendojnë se do të jetë më pak i dukshëm sesa avionët konvencionalë pa pilot. Peshon pesë kilogramë dhe ka një kohë fluturimi prej 40 minutash.

Një prototip u krijua fillimisht nga studentët në akademinë Zhukovsky para se të realizohej nga projektuesit ushtarakë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori