Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshit, i cili ka deklaruar se janë dy vota të AKR-së, të cilat e determinojnë Qeverinë Haradinaj.
Tahiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se AKR ka vetëm një votë tashmë, pasi që ai është larguar nga Aleanca Kosova e Re, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se vota e tij ka qenë vendimtare në formimin e Qeverisë Haradinaj, dhe se edhe tani ai është që vendos se kur do ta jap.
Tutje në reagimin e bërë, deputeti Tahiri ka thënë se është larguar nga partia Aleanca Kosova e Re, para se të tjerët të ia bëjnë gropën.
Shkrimi i plotë:
“Për Matoshin e Akr-së dhe ata që kanë punuar kundër meje, përveç B PACOLLIT!
Dje, me vëmendje dëgjova në një intervistë ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, andaj kam disa fjalë:
– Fatmir Matoshi, ju së pari nuk jeni nënkryetar i partisë AKR; se nuk di kush ju paska votuar si i tillë?!
– Nuk kam pse të dërgoj njoftimin në parti, derisa publikisht e kam thënë se nuk jam më pjesë e strukturave të AKR-së, dhe për këtē është i njoftuar edhe ish sekretari që e shpartalluat Vesel Makolli, edhe këtë me pa të drejtë! Ju vetem njerezit puntor e të drejte mundoheni mi diskriminua, por jo mua kurrë.
Fatmir, derisa keni zhvilluar me dashakeqësi zgjedhjet e brendshme partiake, poashtu skenarët në degën me të fuqishme të AKR-së që ishte në Ferizaj, kjo pune ka marrë fund.
Shkaqet dhe shumë gjëra të tjera i dini vet ju me shokët tuaj, që mos t’i ceku rend me rend në opinion.
– Ju keni vetëm një votë dhe nuk më ke mua deputet të subjektit tuaj, madje unë nuk jam Albena Reshitaj me më nxjerrë në humnerë me pa të drejtë, ashtu siç i ka ndodhur asaj dhe siç ia keni bërë të padrejtën me ata servilat në kabinetet tuaja!
Unë veproj vetë, para se të më bëhen gropat pas shpine tinëzisht.
– Nuk e determinoni ju Qeverinë Haradinaj pa votën time, besoj e mbani mend se vota ime ka qenë vendimtare në formimin e qeverisë sonë para dy viteve dhe atë e jap unë kur te dua dhe jo ti apo teket e juaja.
Shiko punët tuaja në ministri, se ka zëra që flitet për keqpërdorime dhe puno në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e ambientit e mjedisit për çka merr pagë, sepse unë kam mandat nga vota e sovranit dhe vetëm atij i përgjigjem për veprat e mija.
Ju tanimë i jepni vetëm një votë kësaj qeverie, e jo dy siç thua në intervista z.Matoshi”.
Ndryshe, Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Islam Pacolli e Korab Sejdiu ishin katër deputetë të Aleancës Kosova e Re, që fituan ulëset në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke garuar si pjesë e listës së përbashkët me LDK-në. Prej tyre, ka mbetur veç një deputet. Është Islam Pacolli, familjar i Behgjet Pacollit, që vazhdon të jetë besnik ndaj kësaj partie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama