LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Dy votat e AKR-së përcaktojnë fatin e Qeverisë “Haradinaj” (Video)

Matoshi: Dy votat e AKR-së përcaktojnë fatin e Qeverisë “Haradinaj” (Video)

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), i cili mban edhe postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se pavarësisht se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje AKR është gati për zgjedhje.

Matoshi në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në terren AKR-ja çdo ditë është duke rritur mbështetjen në të gjitha degët në tërë Kosovën.

“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë stabilitet dhe forcë më të madhe se që ka tani. Besoj se kjo forcë do të dëshmohet përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ne sërish do të kemi një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Më vjen mirë që nuk kemi zhgënjyer elektoratin, përkundrazi me punët e mira që kemi bërë në të gjitha dikasteret që udhëheqim kemi ngritur mbështetjen qytetare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për zhvillimet e fundit në AKR, Matoshi ka thënë se Labinot Tahiri mbetet deputet i kësaj partie, derisa nuk ka njoftuar strukturat për ndonjë largim nga partia.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që kjo Qeveri është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, ndërsa sipas tij dy vota që ka AKR “determinojnë të ardhmen e kësaj Qeverie”.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se kjo parti nuk ka gabuar që i është bashkangjitur kësaj shumice parlamentare sepse Kosova ishte futur në një situatë pa rrugëdalje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori