Gjenerali holandez i KFOR-it, Ton Van Loon, ka treguar se si e pa qytetin ku duhej të stacionohej, Rahovecin, 20 vjet më parë.
Ton Van Loon thotë se fillimisht kur janë vendosur kanë tentuar të vendosin kontakt me popullatën e atyshme dhe të kuptonin se çka realisht po ndodhte.
“Nuk kishe polici, faktikisht ne ishim policia. U siguruam që njerëzit të na tregonin se çfarë kishte ndodhur. U munduam ta kthenim situatën ne normalitete, të mos kishte më dhunë”, tha Van Loon, në një rrëfim për Klan Kosova.
Gjenerali holandez gjithashtu kujton disa detaje se si ishte Rahoveci në qershor të 1999-ës, kur hyri këtu, si pjesë e forcave të NATO-s.
“Gjetëm spitalin në Rahovec që ishte jashtë funksionit. Vendosëm disa mjekë aty që ta funksionalizonim”.
“Çka mund të besh në kësi situate është t’i ndash palët, t’ju qëndrosh në mes dhe të mos i lësh të përleshen”.
Ai gjithashtu kujton edhe pjesën më të vështirë të qëndrimit të tij këtu.
“Gjëja më e vështirë ishte të merresh me vrasjet masive dhe me varrezat masive. 20 vjet më parë u përballa për herë të parë me një vend ku kishte ndodhur një masakër. Ky nivel i mizorisë, i sjelljes çnjerëzore është gjëja më e vështirë për t’u përballur”.
“Kjo neveri për neve ushtarëve ishte më e vështira që jemi përballur”.
Dy dekada më vonë Ton Van Loon u shpreh optimist për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.
“Duhet të kesh optimizëm. Ka indikacione që do të ketë paqe midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu që mendoj se ka hapa në drejtimin e duhur. A do të ndodhë një gjë e tillë brenda natës? Jo. Diçka e tillë kërkon kohë, por gjithmonë duhet të shohim para”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës