LAJMI I FUNDIT:

​NATO: Aleatët duan të mbajnë avantazhin teknologjikë përballë Rusisë

​NATO: Aleatët duan të mbajnë avantazhin teknologjikë përballë Rusisë

NATO-ja do të finalizojë sot përforcimin e mbrojtjes kundër kërcënimit nga raketat e reja ruse dhe do të rrisë investimet për të konservuar avantazhin teknologjik, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Nuk dua t’i paraprijë vendimeve që do të merren nga ministrat e Mbrojtjes gjatë mbledhjes së tyre në selinë e Aleancës në Bruksel”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.


“Por përgjigja ndaj sistemit të ri të raketave SSC8 të vendosura nga Rusia do të jetë mbrojtëse, e matur dhe e koordinuar”, përsëriti ai.

“Nuk bëhet fjalë që të vendosim raketa në Europë, as të fillojmë një garë armatimesh”, theksoi Stoltenberg.

Aleanca nxit Rusinë të shkatërrojë këto raketa të reja në gjendje të godasin Evropën brenda pak minutash pasi janë lëshuar, që të respektojë detyrimet e vendosura nga traktati mbi armët bërthamore me rreze të mesme (INF) të arritur në vitin 1987 nga Moska dhe Uashingtoni.

Kjo marrëveshje dypalëshe i dha fund vendosjes së raketave në Evropë./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori