LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova shembull për respektimin e të drejtave të komuniteteve, kështu duhet të veprojë edhe Serbia

Hoxha: Kosova shembull për respektimin e të drejtave të komuniteteve, kështu duhet të veprojë edhe Serbia

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, të rinjtë e Luginës së Preshevës, me ç’rast ka diskutuar për sfidat e të rinjve si njohja e diplomave, kuotat e ulëta të regjistrimit të studentëve nga Lugina në Universitetin e Prishtinës dhe çështjet tjera.

Hoxha në një postim në llogarinë e saj ën Facebook ka shkruar se Kosova është shembull për respektimin e të drejtave të komuniteteve, shembull të cilin duhet ta ndjek edhe Serbia.


“Takimi me të rinjtë e Luginës së Preshevës, ishte rast për të diskutuar për vlerat e rinisë tonë, për kapacitetet në të gjitha fushat, krahasuar me bashkëmoshatarët e vet nga vendet e BE-së.


Njohja e ndërsjellë e diplomave, kuotat e ulëta të pranimit të studentëve nga Lugina në Universitetin e Prishtinës, si dhe vështirësitë e licencimit të profesionistëve, ishin disa nga shqetësimet që diskutuam me të rinjtë e Luginës. Këto brenga tashmë janë zgjidhur në të gjitha vendet e rajonit. Ne këtë shqetësim, e kemi përcjell te instancat e BE-së, në diskutimet për fqinjësinë e mirë dhe provat e kësaj fqinjësie të mirë nga ana jonë.

Republika e Kosovës është shembull për këtë. Kështu do të dëshironim që të veprojnë edhe fqinjët tanë, në rend të parë Serbia, kur dihet se studentët nga Lugina e Preshevës, kanë probleme edhe me njohjen e diplomave nga Kosova apo Shqipëria që kanë validitet në tërë botën, por jo edhe në Serbi.

Të rinjtë tanë në Luginë, në këtë pjesë të Ballkanit, duhet të gëzojnë të gjitha të mirat që ju takojnë, me mundësi të gjetjes së fushës së interesimit si aftësim për punë konform kërkesave të tregut global, në shkencë, art, muzikë, sport dhe aktivitete rinore.

Krenare me vlerat dhe vizionin euro-atlantik të të rinjve të Luginës!”, ka shkruar në Facebook, Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori