LAJMI I FUNDIT:

Petër Tiede i përgjigjet Ramës: Po më akuzon për publikimin e audiopërgjimeve të vërteta?

Petër Tiede i përgjigjet Ramës: Po më akuzon për publikimin e audiopërgjimeve të vërteta?

Menjëherë sapo kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka dorëzuar avokatit gjerman prokurën për padinë ndaj gazetarit të Bild, Peter Tiede, ky i fundit ka replikuar në ‘Twitter’.

“Për çfarë më akuzoni? Për publikimin e kasetave audio origjinale?”, pyet gazetari gjerman kryeministrin e Shqipërisë.


Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”
Lexo po ashtu Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

Kryeministri Rama deri më tani nuk ka sqaruar se për çfarë e akuzon gazetarin Tiede, i cili ka publikuar në Bild një seri audio-përgjimesh të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku rezultojnë se janë regjistruar bisedat e zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama. Shpesh herë këtë zyrtarë janë regjistruar duke biseduar për zgjedhjet dhe për vota me personazhe të botës së krimit në Shqipëri./Tch/