LAJMI I FUNDIT:

Samsung njoftoi instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED

Samsung njoftoi instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED

Samsung Electronics njoftoi në CineEurope 2019, instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED, ekranin e parë për kinema LED të DCI-së në botë.

“Ne jemi të entuziasmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën”, tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics, thuhet në një njoftim.

“Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Ne jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t’i përfshijë ata në çdo skenë të filmit”.


Shtrirja e Onyx nëpër Evropë

Samsungu prezantoi katër lokacione të reja që do të instalohen në vazhdim në Evropë, dy në Spanjë, një në Irlandë dhe një në Rumani.

Së pari, dy ekrane do të instalohen në Odeon Multicines në Spanjë. Lokacioni i Plaza de Armas (Sevilje) do të jetë i pari që do të hapet në shtator me një ekran 10-metërsh, pasuar nga CC San Vicente (Alicante) me një Onyx 14-metër, që hapet në tetor, ekrani i parë 14 metër i instaluar në Europë. Të dy instalimet do të kryhen nga Ingevideo dhe Equipo de Cine.

Ekrani i parë 10 metra në Britani të Madhe dhe Irlandë do të instalohet gjithashtu gjatë tremujorit të tretë të vitit, pas një marrëveshjeje të arritur me zinxhirin e kinemave Movies@. Vendi është ikoniku Movies@ Dundrum dhe instalimi do të kryet nga Omnex.

Ekrani i parë Onyx në Rumani do të instalohet gjithashtu para fundit të vitit, në Kinema One, e cila do të instalojë Onyx 5-metra në në Brasov, Qendrën Tregtare Coresi. CinemaNext do të jetë integruesi për këtë projekt.

Po sipas një njoftimi, aktualisht në dispozicion në tre variante (5 metra, 10 metra dhe 14 metra të gjerë), ekrani Onyx i Samsung mundëson cilësi vizuale, performancë teknike dhe besueshmëri përtej operacioneve tradicionale me bazë projektori. Me modelin 4K që fiton validimin si “Digital Cinema Initiatives” (DCI) –i certifikuar për shfaqje teatrore LED, Samsung Onyx sjell fuqinë e cilësisë së imazhit LED dhe (HDR) në ekranin e madh për një përmbajtje më të gjallë dhe tërheqëse. /Telegrafi/