Te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish me teste laboratorike po zbulohet jotoleranca ndaj glutenit
Kjo është pjesërisht pasojë e ndryshimeve në përbërjen kimike të grurit dhe të drithërave të ngjashme, në të cilat gjithnjë e më shpesh gjenden substanca gjithnjë e më shumë agresive, transmeton Telegrafi.
Këtë problem nuk duhet njëjtësuar me sëmundje autoimune të celiakisë, e cila bartet gjenetikisht dhe mund të pengohet, paralajmërojnë ekspertët.
Jotoleranca ndaj glutenit gjithsesi mund të arrihet gjatë jetës, posaçërisht nëse e teproni me konsumimin e brumërave, picës dhe ushqimit nga drithërat.
Ndjeshmëria ndaj proteinës e cila gjendet në grurë, tërshërë dhe thekër mund të identifikohet sipas tretjes, fryrjes së barkut, jashtëqitjes së shpeshtë, lodhjes dhe reagimeve alergjike në lëkurë, ekzemave dhe psoriazës.
Megjithatë, disa pulmologë të fëmijëve theksojnë që madje edhe sëmundjet siç është astma bronkeve, në 70 për qind të rasteve është e lidhur me jotolerancën ndaj glutenit.
Nga ana tjetër, celiakia është sëmundje e lindur e cila mund të identifikohet në moshën më të hershme.
Te bebet, celiakia mund të manifestohet nëpërmjet jashtëqitjeve të shpeshta, jashtëqitjes së yndyrshme dhe zhvillim të pamjaftueshëm të fëmijës.
Nëse ushqimi menjëherë nuk rregullohet edhe celiakia mbetet e paidentifikuar, më vonë në fëmijëri mund të shfaqen dukuria e hiperaktivitetit, problemi me të folurit, tërheqja në vetvete dhe sëmundje të ndryshme neurologjike.
Ekzistojnë edhe rastet kur kjo sëmundje është drejtpërdrejt e lidhur me shfaqjen e autizmit.
Në moshën e rritur, nëse nuk aplikohet ushqimi pa gluten, mund të shfaqen dukuritë e të thatit, dhembjeve kronike në lukth dhe lloje të caktuara të karcinomeve.
Ndryshimi komplet i ushqimit është treguar aq efikas sa që rezultatet vërehen që pas disa ditësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025