LAJMI I FUNDIT:

DASH: Kosova dhe Serbia t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve

DASH: Kosova dhe Serbia t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të përkrahin dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, me rastin e anulimit të takimit të liderëve nga Kosova dhe Serbia, i cili ishte paraparë të mbahet më 1 korrik në Paris.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shtetit, theksohet që “Beogradi dhe Prishtina duhet të largojnë pengesat, t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve”.

“Ne jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë dhe ndihmojmë të dyja palët dhe BE-në, si ndërmjetësues, që të gjejnë zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të gjithë”, kanë thënë nga Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.


Ndërkaq, senatori Ron Johnson, kryesues i nën-këshillit për Evropë dhe bashkëpunim për siguri rajonale, në Këshillin e Senatit për Punë të Jashtme, ka thënë se është “dëshpëruar që takimi në Paris ndoshta nuk do të mbahet”.

“Arritja sa më parë e marrëveshjes, do t’i kontribuonte stabilitetit të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Shpresoj që liderët në Beograd dhe Prishtinë të takohen së shpejti, të vazhdojnë bisedimet dhe të vazhdojnë të punojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Johnson.

Takimi në Paris, i paralajmëruar për 1 korrik, në të cilin është dashur që të takohen përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është shtyrë për afat të pacaktuar.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori