LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan sqarohet për kritikat ndaj Ministrisë së Drejtësisë për rastin “Kukësi”

Ambasadori amerikan sqarohet për kritikat ndaj Ministrisë së Drejtësisë për rastin “Kukësi”
Foto: Arkiv

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett kishte kritikuar Ministrinë e Drejtësinë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në “Rastin Kukësi”.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se duhet të ndalet abuzimi i sistemit të drejtësisë.

Kosnett me kritika të ashpra pas lirimit të një personi i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin "Kukësi”
Lexo po ashtu Kosnett me kritika të ashpra pas lirimit të një personi i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin "Kukësi”

Megjithatë, menjëherë kishte ardhur reagimi i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili kishte thënë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.


Dhe gjatë ditës së sotme, përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett është sqaruar rreth deklaratës në fjalë.

Tahiri i reagon Kosnett-it: Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të liruar ndonjë të burgosur
Lexo po ashtu Tahiri i reagon Kosnett-it: Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të liruar ndonjë të burgosur

“SQARIM: Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit; ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e fundit. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”, ka shkruar Kosnett.

Gjithashtu, ambasadori amerikan ka bërë edhe një postim tjetër ku shkruan: “Në versionin origjinal ky tekst thoshte se Ministria e Drejtësisë kishte nënshkruar lirimin. Amandamentimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale bën që ky vendim të merret nga gjykatësit. E vlerësoj mundësinë për të përmirësuar atë që kam shkruar më herët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori