LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit rrëzojnë bustin e Edi Ramës si diktatorin Enver Hoxha (video)

Protestuesit rrëzojnë bustin e Edi Ramës si diktatorin Enver Hoxha (video)

Një statujë e lartë rreth 7 metra është simboli më i dukshëm i protestës së sotme. Ai është Edi Rama në me një statujë që të ngjashme me pamjen e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Njësoj si statuja e Enver Hoxhës, që u tërhoq zvarrë nga qytetarët e Tiranës pas rënies së diktaturës, edhe statuja e Edi Ramës është rrëzuar, si simbol për fundin e qeverisjes së tij.

Kurse, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në protestën e opozitës se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje politike që bazohet mbi pazare.


“Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve. Në çdo vend tjetër të botës, në çdo vend evropian ky njeri do kishte shkuar në prokurori dhe qeveria do ishte dorëhequr.

Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit.

Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi”,  tha Basha. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori