LAJMI I FUNDIT:

Lekaj e Qalaj nënshkruajnë memorandum për regjistrim të automjeteve të aksidentuara

Lekaj e Qalaj nënshkruajnë memorandum për regjistrim të automjeteve të aksidentuara

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në njoftimitn për media thuhet se përmes kësaj marrëveshje, do të bëhet regjistrimi i të gjitha veturave të aksidentuara, vendim ky i marrë nga Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor.

“MIT-ja përmes institucioneve të saj në varësi do të realizojë një platformë “Ueb-Servisi” apo “Modul Elektronik On-line” për evidentimin dhe regjistrimin e automjeteve të involvuara në aksidente rrugore përmes VIN, (fotografive dhe dokumentacioneve tjera të automjeteve); do të kujdeset për ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e shënimeve me qëllim që të bëhet kontrolli i plotë/saktë i automjeteve të aksidentuara, për rikthim në qarkullim rrugor pas riparimit apo ri-aftësimit; do të kujdeset që të ndaloj rikthimin në qarkullim të automjeteve të dëmtuara në aksidente pa e kryer kontrollin e riparimit apo përmirësimit sipas nenit 27 të Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete; do të kujdeset këtë që platformë ta vë në dispozicion të Departamentit për Regjistrim të Automjeteve në Agjensionin e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mënyrë që të eliminohen mundësitë e shmangies së automjeteve të aksidentuara në trafik”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit Lekaj theksoi se MIT, me anë të këtij memorandumi tregon vendosmërinë e promovimit të sigurisë në rrugë dhe bashkërenditjen e aktiviteteve në sektorin e sigurisë rrugore, si dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore.

Ndërsa Qalaj, theksoi përkushtimin e policisë për të përmbushur të gjitha obligimet që derivojnë nga ligjet e Republikës së Kosovës, për të krijuar trafik të sigurtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori