LAJMI I FUNDIT:

Shi dhe breshër në autostradën Prishtinë – Prizren, automjetet detyrohen të ndalën anash rrugës (Video)

Shi dhe breshër në autostradën Prishtinë – Prizren, automjetet detyrohen të ndalën anash rrugës (Video)

Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë.

Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në rajonin e Komunës së Malishevës.


Shumica e automjeteve janë ndaluar  në shiritin emergjent, në pamundësi për të vazhduar lëvizjen në autostradë.

Ndërkohë në disa rajone të Kosovës ka pasur vërshime nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Edhe Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Drejtësi
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Elfije Boletini
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Lajme
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronika e Zezë
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Lajme
Kalo në kategori