LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet droni amerikan, Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh

Rrëzohet droni amerikan, Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sot vlerësoi si “një gabim shumë të madh” rrëzimin e dronit amerikan, për të cilin Uashingtoni pretendon se ka ndodhur në një hapësirë ajrore ndërkombëtare derisa Teherani pohon se ka ndodhur mbi territorin e Iranit.

“Irani bëri një gabim shumë të madh!”, tha Trump.


Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) konfirmoi më herët sot se forcat iraniane rrëzuan një dron amerikan, duke argumentuar se një sulm “i paprovokuar” ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ndërsa Teherani paralajmëroi Pentagonin të mos dëmtojë hapësirën ajrore të Iranit.

Njoftimi thotë se avioni pa pilot “RQ-4A Global Hawk” për vëzhgimin e detit u rrëzua sot në mëngjes nga sistemi i raketave ajrore iraniane.

AP njofton se Ministria e Jashtme e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos hyjnë në hapësirën ajrore të Iranit, pasi Garda Revolucionare ka rrëzuar dronin amerikan.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim ka lëshuar një deklaratë nga ministria, duke thënë se Irani nuk mund të lejojë “kalimet e paligjshme mbi  hapësirën e saj ajrore të fluturakeve të huaja”.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori