Kia Seltos vjen me dukje shumë të mirë, nuk tregohet brendia e makinës (Foto)
Makina e SUV nga Kia ka arritur, me dukje shumë të mirë
Pas disa imazheve të rrjedhura dhe shfaqjes së pjesëve të ndryshme, Kia më në fund e ka prezantuar modelin Seltos, në një aktivitet në Delhi të Indisë, transmeton Telegrafi.
Ky model i krijuar kryesisht për rininë, kombinon stilin atraktiv, me dizajnin sportiv dhe hapësirën e bollshme të një makinë tradicionale SUV.
Ashtu siç e kemi parë në imazhet e mëparshme, Seltos vjen me dukje shumë të mirë dhe linja të sofistikuara, duke i mundësuar të dallojë nga konkurrenca. Me dritat LED dhe grillin e njohur si hundë tigri, vërehet menjëherë që është Kia, ndërsa mund të lëvizë mbi rrotat me 17, 18 apo 19 inç.
Derisa pritej me padurim, Kia nuk e ka treguar brendinë e makinës, ku thuhet se është një ekran me 10.25 inç, si dhe audio sistem nga Bose. Kjo makinë mund të porositet me 175 kuaj fuqi, apo me sistemin tjetër që prodhon 134 kuaj fuqi.
Në termat e nivelit të sigurisë, Seltos është pajisur me nëntë airbag, si dhe një sistem teknologjik sigurie, ku përfshihen disa paralajmërime rreth mënyrës së vozitjes dhe asistim për shoferin.
India është zgjedhur edhe për prodhimin e Kia Seltos, që do të lansohet në pjesën e dytë të këtij vitit, në të gjitha tregjet botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Videoja tregon veturën Rivan R1T që lëviz në liqen
Instruktori i BMW-së jep këshilla se si të bëjmë 'drift' në një rrugë të lagur
Ferrari 330 GTC është rikthyer në perfeksion
SKODA OCTAVIA 1.6 - Makina që i ka të gjitha
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak