LAJMI I FUNDIT:

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Pavarësisht se Google është i lehtë dhe i drejtpërdrejtë për t’u përdorur, njerëzit ende pëlqejnë të bëjnë pyetje të cilat lehtë mund të përgjigjen me Google, por ndonjëherë përdoruesit më të vjetër mund të mos jenë të njohur me procesin.

Lajmi i mirë është se Google po teston një mënyrë për përdoruesit që të ndajnë lehtësisht kërkimet e tyre.


Ky funksion i ri duket të jetë pjesë e një përditësimi të fundit të Google beta në Android, ku siç mund ta shihni në ‘screenshot’ më sipër, ekziston një buton i ri ‘Share’.

Kjo do të thotë që përdoruesit mund ta klikojnë atë dhe ta ndajnë kërkimin me njerëz të tjerë nëpërmjet mesazheve, emailit dhe kështu me radhë.

Para kësaj, përdoruesit mund të ndanin kërkimin duke kopjuar URL-në.

Megjithatë, dobësia është se URL-ja tenton të jetë mjaft e gjatë nganjëherë dhe pa dyshim që përmban disa karaktere që mund të duken pak të dyshimtë për ata që nuk janë të prirur me teknologji, por me këtë funksion të ri, përdoruesit do të jenë të aftë për të ndarë një kërkim me të tjerët.

Megjithatë, rezultatet e kërkimit do të varen nga përdoruesi tek përdoruesi, bazuar në vendndodhjen dhe gjithashtu personalizimet, kështu që, rezultatet mund të mos jenë domosdoshmërisht të njëjta.

Kjo është aktualisht në dispozicion vetëm për aplikacionin Google në Android dhe për ata që janë pjesë e testimit beta. /Telegrafi/