LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq prezantoi Programin për Zhvillim Rural në rajonin e Anamoravës

Ministrja Ziviq prezantoi Programin për Zhvillim Rural në rajonin e Anamoravës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të vitit 2019 e ka zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë, duke synuar kështu zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të programit për bujqësi dhe zhvillim rural para fermerëve dhe shoqatave të fermerëve në Komunën e Novobërdës dhe Parteshit. Ajo i ka njoftuar ata se përmes këtij programi, të cilin do ta mbështesin me një fond prej 20.5 milionë euro, synojnë të fuqizojnë sektorin e bujqësisë në gjithë vendin e bashkë me këtë edhe të hapin vende të reja të punës.


Ndërkaq, ministrja i ka njoftuar fermerët se tashmë është hapur edhe Programi për Pagesa Direkte/Subvencione, ku periudha për aplikim për këtë program është e hapur deri më 30 qershor dhe përmes fondit prej 25 milionë ajo tha se do të mbështesin shumë kultura bujqësore.

Në anën tjetër, Programi për Zhvillim Rural, do të jetë i hapur deri më 1 korrik 2019. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori